Sezoni veror Kosovën e karakterizon më së miri me ardhjen e mërgimtarëve.
Thuajse të gjitha qytetet marrin pamje tjetër, e në të shumtën e rasteve duken më me shumë njerëz.
Mërgimtarët nga shumë vende të botës zgjedhin që verën ta kalojnë në Kosovë, pranë më të dashurve të tyre.
Por pavarësisht se tashmë është koha kur në Kosovë ndër vite nisin ardhjet e tyre, ende nuk ka filluar fluksi i ardhjes.
Madje kjo vërehet edhe në pikat kufitare në hyrje të Kosovës.
Në të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme, theksohet se pritjet në pikat kufitare janë krejtësisht pesë minutëshe.
E në kohën kur rritet numri i mërgimtarëve të cilët vinë në Kosovë, këto pritje shndërrohen në disa orë.
Duhet përkujtuar që kjo verë mërgimtarët i gjenë në Kosovë me rritje ekstreme të çmimeve në produkte ushqimore, higjienike, në energji elektrike e më së tepërmi në derivate.
Të gjithë ata mërgimtarë të cilët do të qëndrojnë në Kosovë sigurisht se ndryshimet nga verat e kaluara do t’i vërejnë që në fillim.