




Pak ditë më parë, organizata ORCA e akuzoi profesorin universitar, Bujar Dugolli për plagjiat të një punimi shkencor në Universitetin e Prishtinës, të cilin e kishte publikuar bashkë me deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati.
ORCA njoftoi se më 6 qershor 2022, Këshilli i Etikës i ka kthyer përgjigje duke konstatuar përfundimisht se punimi i paraqitur nga profesorët Dugolli dhe Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore.





Këto akuza të organizatës, përmes një reagimi në Facebook, Dugolli i kishte quajtur fushatë e orkestruar ndaj tij.
Mirëpo, reagimin e tij në rrjetin social, e ka rishpërndarë vëllai i tij, Gafur Dugolli, i cili denoncuesit e vëllait, Bujarit, i ka quajtur hiena e qenë të rrugës.
“Ke përballu shumë sulme të hijenave, do ta përballosh edhe këtë sulm të qenve të rrugës. Si zakonisht, këto sulme gjenezën e kanë nga mbeturinat e Serbisë”, ka shkruar Gafurri. /GazetaExpress