




Qemal Minxhozi, ka thënë se e sheh të pamundur që shqiptarëve të Kosovës t’u jepet pasaporta e Shqipërisë. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë këtë e ka thënë pas disa reagimeve nga pjesëtarë të shoqërisë civile se kjo duhet ndodhur, meqë Bashkimi Evropian po vazhdon të mos i liberalizojë vizat për Kosovën.





“Jemi të gjithë shqiptarë. E shoh të pamundur. Duhet patjetër këmbëngulja e Shqipërisë që të shikojë mundësinë të bëjë presion te organet vendimmarrëse që qytetarët e Kosovës të mos jenë delja e zezë e Evropës, por të pajisen me pasaportën evropiane dhe të shkojnë drejt objektivave që i kanë vënë vetes”, është shprehur Minxhozi në emisionin PORTOFOL në Klan Kosova FM.





“Kosovës i takon shtetësia e saj. Kosova nuk duhet të privohet nga e drejta e saj që i takon me sjelljen e saj dhe hapave të demokratizimit. Kosova është realitet thjeshtë jo historik, por që me punën e saj e ka merituar të jetë pjesë e familjes evropiane. Kosova atë që e ka pasur para 50 vjet po i mohohet sot”.