Një mërgimtar në një grup në Facebook ka treguar përvojën e tij derisa po kthehej nga Kosova pas pushimeve të festave të fundvitit.
Ai ka shkruar se teksa po kalonte nëpër Serbi, një veturë në të cilën ishin 4 persona, e kanë ndjekur atë dhe kanë tentuar disa herë ta ndalojnë.
Mërgimtari shton se mezi ka ikur, duke ftuar për kujdes të shtuar, transmeton Sinjali.
“Pershndetje marakli urime viti 2022 kush niset per rrug neper serbi kini kujdes mu pram reth ores 10 mu ka ly ni kerr i tipit peguot ngjyr hiri ishin kan 4 veta 10 km pa hi ne prokuplje ma kan ndal kerrin midis rruge dy her po per fat te mir ju kom ik me menxi keni kujdes mos ja ndalnin kerrin ne rrug ne kurfar mnyre ju deshiroj rrug te mbarë”, ka shkruar mërgimtari.