




Vite me radhë, në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut është bë “modë” që serbët dhe maqedonasit të cilët nuk mund të gjejnë nuse në vendin e tyre, kërkojnë nuse në Shqipëri.
Përveç se modë, kjo ishte shndërruar edhe në biznes nga i cili përfitonin edhe “mësitët”, por edhe familjet e vajzave. Për një kompensim të caktuar parash, vajza nga familje të varfëra në Shqipëri, pranonin të martoheshin me serbë dhe maqedonas që jetojnë në fshatra ku





Bëhej fjalë për “dhëndurrë” që merren me bujqësi dhe blegtori dhe që kishin kaluar moshën e rinisë duke mbetur beqarë, tranmseton Zhurnal.
Tani situate ka ndryshuar. Sipas mediumeve serbe, shumë dhëndurrëve të atjeshëm në moshë të shkuar “kisemti” u ka dalë në Rusi.
Në shkrimet me titull “Blerja e nuseve shqipare nuk ëhstë më në modë, në skenë paraqiten ruset”, mediumet serbe shkruajnë se ndërmjetësuest kanë gjetur një hapësirë të re për biznesin e tyre, sepse në Rusi “tregu” i femrave është edhe më “i lirë” se në Shqpëri.





Përveë kësaj, serbët dhe maqedonasit konsiderohen më të afërt me rusët se me shqiptarët, kështu që edhe përskaj distancës më të largët me Rusinë, megjithatë preferojnë nuset e atjshme.
Çimi mesatar i shkuesisë për një nuse nga Rusia është 1.000 euro, kurse nëse dhëndrri dëshin nusja të jetë 5-6 vite më e re, atëherë duhet të paguajnë shkuesinë rreth 1.500 euro.
Edhe vajzat nga Rusia janë shprehur më të gatshme të martohen me serbë, se sa me gjermanë dhe holandezë.