Cristiano Ronaldo thuhet se ka ofruar të paguajë për dëmet e shkaktuara kur një nga truprojat e tij u përplas me një pronë në Mallorca.
Duke vozitur Bugatti Veyron e tij, i cili ka më shumë se 1000 kuaj fuqi, një nga truprojat e yllit portugez u përfshi në një aksident në Sa Coma.
Tani, The Sun po raporton se sulmuesi i Manchester United ka ofruar të mbulojë shpenzimet, transmeton Gazeta Express.
Ata kanë raportuar se pronari i pronës ka bërë një vizitë në shtëpinë e vetë Cristianos dhe futbollisti i është ofruar të paguajë dëmin e shkaktuar.
Gjithashtu mendohet se vetë Cristiano ka qenë dëshmitar i aksidentit.
Sipas Ultima Hora, përplasja ka ndodhur rreth orës 11:00 në Calle Alzina, pranë spitalit Joan March.
Burime policore dhe dëshmitarë kanë thënë se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe e ka dërguar atë duke u përplasur në një pronë në Sa Coma.