Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti si duket i ka rënë pisham fjalëve të tij në Kuvendin e Kosovës, kur tha se populli nuk është ekspert.
Kur po diskutohet për kërkesën e opozitës për Trustin, Kurti po tregohet mjaft i ashpër në fjalimet e tij në Kuvend.
Ai fillimisht tha se populli nuk është ekspert.
“Nëse populli është ekspert atëherë po e pyesin Muratin e Skënderajit ose Hysenin e Prishtinës, se si t’ia bëjnë me cdo problem”, tha Kurti para se ta përmirësonte këtë fjalim të tij.
Pasi u kritikua nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Kurti e mori fjalën dhe u shpreh se nuk ka thënë që populli nuk është ekspert por ekspertiza i përket ekspertëve.
“Së pari unë nuk thash asnjëherë që populli nuk duhet pyetur , përkundrazi thash populli është burim i sovranitetit, a sovran është shteti, në republikë, në monarki është mbreti ose mbretëresha”.
“Populli duhet pyete, por kritika ime ishte në pretendimin që nuk ka ekspertizë si populli, kjo është gabim. Ekspertiza i përket ekspertëve, që janë qytetarë të republikës, dalin nga populli, por populli ekspert nuk është. Prandaj, edhe ekziston arsimi i lartë e specializimi. Ata kontribojnë për popull, por s’do të thotë që populli është ata”, tha Kurti./Periskopi./