




Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shtet i cili është skeptik që t’u lejohet kosovarëve të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen, ka pasur sërish dilema nëse duhet të ndodhë liberalizimi i vizave.
Ai u shfaq më i zbutur dhe tha se ka progres por jo mjaftueshëm sa të ndodh lëvizja lirshëm e kosovarëve.
Këto deklarata ai i dha para gazetarëve, kur po fillonte Samiti BE-Ballkani Perëndimor.





“Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte.
Në margjina e samitit, presidentja Vjosa Osmani, është parë duke biseduar edhe me kryeministrin holandez por edhe me presidentin Macron.
Franca dhe Holanda janë dy vendet e unionit që pavarësisht plotësimit të kritereve nga Kosova për heqje vizash akoma hezitojnë të marrin vendimin pro.