




Komisioni për Ekonomi e ka shqyrtuar sot mocionin e Grupit Parlamentar të LDK-së për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Ky mocion s’ka kaluar pasi 6 anëtarët votuan kundër, ndërsa 3 ishin për.





Pas votimit, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha “Zoti ju vraftë”.
LDK-ja me këtë mocion pretendonte se ZRRE-ja nuk e kishte marrë parasysh paralajmërimin për krizë dhe se kishte bërë shkelje e diskriminim ndaj konsumatorëve me vendimin për shtrenjtimin e rrymës.