




Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian në Vjenë, Kati Schneeberger, i ka dërguar një letër presidentit francez Emmanuel Macron, në të cilën i ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Schneeberger i ka dorëzuar edhe peticionin e nisur nga ajo me 15 mijë e 828 nënshkrime për liberalizimin e vizave.
Në letrën e saj për Macron ka deklaruar se kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm si njerëzit tjerë që jetojnë në kontinentin evropian.





“Festimet familjare nuk mund të planifikohen dhe ndonjëherë nuk mund të bëhen sepse nuk është miratuar viza përkatëse. Udhëtimet e bizneseve janë kanë pengesa të panevojshme dhe të njëanshme”.
“Duke vënë veton për liberalizimin e vizave, ne po prekim shumë jetë, në mënyrë negative. Më në fund kësaj padrejtësie të njëanshme duhet t’i jepet fund”, thuhet në letrën e Schneeberger.