




TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të mos marrë pjesë në Samoitin e BE që do mbahet me 23 qershor në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se vendimin e ka diskutuar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka dalë në përfundimin se nuk duhet të marrë pjesë.





Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!





Rama është lideri i parë nga vendet e Ballkanit që merr përsipër të refuzojë publikisht pjesëmarrjen në Samitin në Bruksel. Pak më herët, mediat serbe shkruanin se Vuçiç do të konsultohej me Ramën e Dimitar Kovaçevskin e më pas do të merrte një vendim. Por, deri më tani, Vuçiç e Kovaçevsky nuk kanë bërë publik asnjë vendim. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë