




Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar sot në Prishtinë librin e tij, “Përplasja e Madhe”. Të pranishëm në promovim ishin kryeministri Edi Rama dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti.
Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se ka ardhur momenti që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje historike. Ai u ndal tek samiti i “Open Balkan”, ku tha se Aleksandër Vuçiç nuk ndihej mirë mes tre shqiptarëve. Sakaq, nismën Ahmeti thotë nuk është imponuese.





“Putini nuk është i sëmurë. Ai ka doktrinë cariste. Ai ka platformë për të realizuar ideologjinë e madhe. Nuk e ndjente veten mirë Vuçiç se tre me një ishim. Dhe aty shumë hapur u diskutua. Midis nesh dhe serbëve ka ngjarje e ngjarje dhe nuk është temë e lehtë për tu folur. Por këtu edhe në libër është ngritur. Duhet marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Problemi nuk është vetëm i Kosovës. Duhet bërë pajtimi i të gjithë shqiptarëve. Unë kam 20 vite që flas për pajtimin, ose të bëhet luftë dhe ti vendosim në peshore. Iniciativa Ballkani i Hapur nuk është imponuese”, u shpreh ai.