




Presidentja e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas takimit që pati me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.
Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian thekson se e ardhmja e Shqipërisë është Europa, ndaj duhet të fillojnë negociatat në muajin qershor duke zhvilluar Konferencën e parë Ndërqeveritare. Më 23 qershor pitet një përgjigje pozitive nga Brukseli.





“Jam e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam dhe jemi PRO negociatave të pranimit brenda muajit qershor. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe duhet të fillojnë negociatat e pranimit”, tha Leyen.