Gazetari kosovar e pyet kryeministrin shqiptar se a është pro-serb, kjo është përgjigja e Ramës

Gazetari Kosovë Gjoci, korrespodent në Prishtinë i Euronews Albania, e ka pyetur Kryeministrin Edi Rama në lidhje me raportet e tij me Kurtin.

Ai e pyeti Ramën edhe për raportimet se është duke punuar për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës. Rama tha se këtë mund ta bëjë vetëm vetë kryeministri Kurti me protesta. I fundit, i quajti insinuata këto raportime.

Po ashtu, gazetari kosovar e pyeti Ramën edhe nëse është pro-serb dhe nëse është duke punuar në interesat e Serbisë e jo të Kosovës.

Ai më tallje iu përgjigj “Sigurisht”. Derisa në sallë shpërthyen të qeshura, të cilat i nisi i pari Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Ju thatë se ishit Euronews, në fakt pyetjet ishin ishin Prishtina Coffey-News , gjithçka çfarë flitet në kafet e Prishtinës. Por mbase keni të drejtë se kjo krijon shumë audiencë”, e vazhdoi tutje më vonë Rama talljen.

E gjithë kjo situatë komike ka ndodhur në konferencën për media të dy Kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që u zhvillua sot në Prishtinë.

VIDEO