Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka kritikuar deputetët e Parlamentit të Kosovës, Bekë Berishën e AAK-së dhe Abelard Tahirin e PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Islami thotë se, kur flasin këta dy deputetë edhe kundërshtarët më të mëdhenj të kryeminsitrit Albin Kurti i kthejnë në taborrin e tij.
Ai shkruan se këta nuk kanë asnjë fije intelekti dhe nuhatje politike.
Sipas tij, me këtë opozitë Kurti edhe 20 vjet rrin në pushtet.
Postimi i plotë:
Kur flet Bekë Berisha edhe Abelard Tahiri, edhe kundërshtarët më të mëdhej të Kurtit, i kthejnë në taborrin e tij.
Politikan pa asnjë fije intelekti dhe pa nuhatje politike! Me këtë opozitë dhe me këtë çasje të budallme, ky edhe 20 vjet rrinë në pushtet!
LDK-ja ka nuhatur këtë lojë, prandaj rrinë mirë!