Padyshim që hekurosja e rrobave nuk është një nga punët e preferuara në shtëpi.
Megjithatë, në këtë punë të lodhshme duhet të shtoni edhe një lëvizje (nëse nuk e bëni) që është e rëndësishme për gjendjen e mirë të rrobave.
Për çfarë bëhet fjalë?
Hekurosni rrobat e kthyera mbrapsht.
Hekurosja mund të shkaktojë zbehjen e ngjyrave të errëta, në pjesë të veçanta të veshjes (ku theksoni më shumë hekurin).
Në këtë mënyrë do të shmangni çdo çngjyrosje apo shkëlqim.