




Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka komentuar protestën e OVL të UÇK-së për mospërfshirje të veteranëve në rritjen e pensionit së bashku me rritjen e pagës minimale.
Muja ka treguar një projektligj të propozuar para disa viteve në kohën e Qeverisë Mustafa.





“Këtu shihet se si kanë luajtur qeveria PDK-LDK me veteranët. I shihni tri nene shumë problematikë. Ndarja në tri kategori për pension. Kategoria e parë, e që janë këta që kanë marrë pjesë në luftë aktivisht për 10 vite, marrin 250 euro. Por shumë pak persona janë në këtë kategori. E dyta është 170 euro, ndërsa e treta 120 euro. Por këtu në fund shkruan një nen se nëse pagesat kalojnë 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor, atëherë pagesat ulen proporcionalisht. Pra nëse kalon këtë 0.7% të GDP-së atëherë pagesa për veteranë bëhet 115 euro e edhe më poshtë”, thotë Muja në T7