




Pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ndezi një alarm se ka rrezik për ta që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, mediat serbe shkruajnë sot pë presion të rritur nga qendrat perëndimore të pushtetit. Sipas mediave në Beograd, Perëndimi po e harton një plan që Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën t’i shtyjnë drejt NATO-s.





Sipas informacioneve jozyrtare, hyrja e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës në NATO do të bëhej në dy hapa kyç, shkruajnë mediat serbe. E para, sipas tyre, është ndryshimi i sistemit të vendimmarrjes në vetë Aleancën, ku tashmë është në fuqi parimi i konsensusit të shteteve anëtare. Miratimi i një mekanizmi vendimmarrës me një shumicë të thjeshtë ose me dy të tretat do t’i hiqte pengesat për, të themi, vënien e Kosovës, e cila nuk njihet nga pesë anëtarë të BE-së (Sllovakia, Qiproja, Spanja, Rumania dhe Greqia), nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, shkruan Novosti.





Hap tjetër në Serbi besojnë se mund të jetë shtyerja e Bosnjës drejt anëtarësimit në NATO.
“Opozita e serbëve do të amortizohej nga ndryshimi i qeverisë në Republika Srpska në zgjedhjet në BeH që priten në tetor dhe ardhja e atyre që janë properëndimorë dhe të orientuar drejt NATO-s në poste kyçe”, shkruajnë mediat serbe.