




Shefi i Stafit të kryetarit Konjufca, Ilir Kërçeli, ka thënë se së bashku me kryetarin e Kuvendit, sot kanë takuar Jakup Krasniqin e Pjetër Shalën në Hagë.
Kërçeli ka shkruar se pas drekës do ta takojnë edhe Rexhep Selimin kurse nesër ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gj eneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të l uftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.





Kërçeli ka thënë se besojnë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare me në krye UÇK-në.
“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e k rimeve barbare dhe gj enocidit mbi popullin tonë është Serbia a gresore, e pandëshkuar deri më tani. Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë h istorinë e vendit tone”, ka shkruar ai.