Për 12 vota, kryetari i koalicionit i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi nuk ka arritur që të marrë ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Mirëpo, zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt, dhe kjo do të jetë edhe një mundësi për Shaip Kamberin që të futet në Kuvendin e Serbisë.
Se Gjykata e ka aprovuar ankesën e Kamberit për rivotim në Tërnoc, e ka konfirmuar vetë Kamberi.
“Po, sot është aprovuar ankesa jonë për rivotim në Tërnoc”, ka thënë Kamber shkurt.
Kandidatit për deputet, Shaip Kamberit, i nevojiten gjithsej 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë.