




Shqiptarët u kujtuan më në fund se kanë një jetë për të jetuar dhe vendosën të ndahen përfundimisht nga Shqipëria e të marrëve. Kjo është arsyeja e votës masive kundër PD-së, sipas Pëllumb Xhufit. Historian i njohur thotë në një intervistë për gazeten “Shekulli” se gjatë qeverisjes së Berishës, vendit dhe historisë iu bë ajo që as Esad Pasha nuk kishte guxuar të bënte në kohën e vet.





“Mendoj se arsyeja që ndikoi më gjerë në këtë rezultat, ishte se shqiptarët u kujtuan, më në fund, se kanë një jetë për të jetuar dhe kanë fëmijë për të trashëguar, ndaj dhe vendosën të ndahen përfundimisht nga Shqipëria e të marrëve dhe t’i kthehen Shqipërisë reale, asaj të halleve. Në fund të fundit, aty jetojnë.





Venitja e yllit të Jozefinës në këto vitet e fundit, apo refuzimi dhe neveria që shkakton tek çdo shqiptar i arsyeshëm Xhelal Mziu i “qytetit blu”, shënon, sipas mendimit tim, deri edhe një ndarje estetike nga modeli i një bukurie, i një mirëqenieje dhe i një kulture të rremë, me të cilat iluzionisti i fundit, Sali Berisha, u mundua të shushasë popullin e tij.