Një veteran i UÇK-së tha se duhet ta nxjerrin Albin Kurtin nga zyra e kryeministrit, por tha se ata nuk janë të dhunshëm.
“Veterani i vërtetë nuk eskalon”, tha ai në një lidhje direkte në T7.
Në Kuvendin e Kosovës, ai tha se “gjysma e më tepër janë tradhtarë”.
Tradhtar e quajti edhe kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se qëndroi në zyrë ndërsa ai e kishte lënë familjen për të shkuar në luftë.
“E Albin Kurti u kanë me atë holandezkën a ku u kanë ai… Në zyrë në Prishtinë. Veteran jo i rrejshëm, por tradhtar është”, tha ai.
“Atë duhet me e nxjerrë prej aty dhe me e çu aty ku e ka vendin, në Serbi”, tha veterani.
Ndonëse tha se s’duhet të ketë protestë të dhunshme, ky veteran tha se “ky pis nuk duhet të jetë këtu”, duke iu referuar kryeministrit Kurti.
“Pse me na nda neve nga paga minimale?”, tha ai. “Çka më dalin mua 170 euro?”.