




Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është zyrtarisht njeriu më i pasur në Kosovë.
Pasuria e tij totale sillet diku rreth 743 milionë euro.
Pacolli ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 210 milionë euro.Këtu përfshihen shtëpi, toka dhe hotelet. Vetëm një shtëpi e tij kushton gati 18 milionë euro.Për hotelin “Swiss Diamond” ka thënë se ka vlerë 42 milionë euro.





Tek pasuria e luajtshme, Pacolli ka deklaruar avionin, për të cilin thotë se kushton 8 milionë euro. Përveç avionit, ka deklaruar edhe tetë veturat e tij.Në total, vlera e pasurive të luajtshme sillet rreth 8 milionë e 504 mijë euro.Pacolli posedon edhe shumë aksione në shoqëri komerciale.





Vlera e tyre sillet rreth 506 milionë euro.Vetëm në Mabatex Group ka aksione në vlerë 200 milionë euro, për të cilat ka deklaruar pronësi të përbashkët.Shuma e parave që Pacolli e ka në banka sillet rreth 10 milionë euro. Por, milioneri Pacolli ka edhe një kredi.
Ai ka deklaruar një kredi në vlerë 287 mijë e 971 euro, që thotë se e ka marrë për investime private. Ka afat që ta kthejë deri në vitin 2025.Ndërkohë, si të hyra vjetore i ka deklaruar gati 4 milionë euro.