Nëse vini të jetoni në vendin tonë, do t’ju japim 2 mijë euro”. Nuk është shaka, por iniciativa e kryebashkiakut të Boremidës, një komunë e vogël në Savona, e cila ka vetëm 394 banorë dhe që rre. zikon të shndërrohet në një vend tjetër fan. ta. zmë.
Kështu, administrata e komunës ka nisur nga puna, duke ofruar në fillim shtëpi komunale me qira me çmime të lira (nga 50 euro në muaj për më të voglat, 120 maksimumi për të mëdhatë) dhe tani me shpërblimin ekonomik.
2 mijë euro do t’i jepen atij që do të vendosë të blejë apo marrë me qira një banesë në fshat, duke u bërë një rezident.
“Mbeten që të saktësohen disa detaje, por do të funksionojë me qira të ulëta që janë në këtë zonë dhe ajo do të vijojë edhe sikur kjo shumë mujore të pez. ullohet nga buxheti për një vit ose më shumë” , – shpjegon bashkiaku, Daniele Galliano, qytetari i parë që nga 2014.