Pas një shkrimi gjatë ditës së djeshme me anë të së cilit mediat kroate ia rikujtuan Serbisë hartën e vitit 1878 pa Kosovën, ato nuk janë ndalur me kaq.
E përditshmja dnevne.hr vetëm disa orë më pas ka publikuar një shkrim tjetër në të cilin pretendon se themeluesi i Serbisë moderne Gjorgje Petroviq ishte me prejardhje shqiptare.
“Në tekstin e mëparshëm kemi thyer mitin serb duke kujtuar faktin se Serbia është e njohur ndërkombëtarisht në kufijtë më të ultët se sa ata të Republikës së sotme të Serbisë dhe se zgjerimi i kufijve të saj, erdhi si rezultat i agresíonit dhe për serbët politika shumë e favorshme ndërkombëtare e fuqive botërore.
Duke pasur parasysh faktin se politikanët kryesorë serbë përmes agresíonit verbal vazhdimisht provokojnë Kroacinë dhe ndërhyjë në punët e brendshme politike të vendit tonë, është e nevojshme t’u përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, por jo me gënjeshtra dhe mite, por fakte me sakta historike dhe argumente.