Blendi Fevziu duket se është në prag të vendimit të tij për të braktisur televizionin Klan e për të kaluar në Top Channel. Ndërsa ka folur për emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, Fevziu e komenton lëvizjen e tij me atë të merkatos së futbollistëve.
“Sigurisht vendimi që marr, nëse do e marr do dhembi shumë. Nuk është se do të thosha që më keni parë 21 vjet në emision dhe nuk do më shikoni më. Kjo ka të bëjë me lëvizjen. Është një gjë që ka ndodhur rëndom në botën e futbollit. Është një moment kur ti merr një vendim, e keqja është se vendimi këtu shikohet si nanciar, por mund të jetë edhe një vendim emocional. Nuk kam vendosur akoma. Ta thashë që nuk kam vendosur se po të kisha vendosur nuk do e zgjasja. Jam duke parë edhe atë tundimin e forcës për të më mbajtur. Nëse vendimi ka një dorë emocionaliteti brenda, vendimi është edhe më i paqartë.
Nëse do ishte një vendim racional do ishte shumë më e thjeshtë. Racionaliteti krijon qartësi”, tha Fevziu për emisionin “Provokacija” të Muç Nanos. Ke lënë të kuptohet se TV Klan nuk është më ai që ka qenë…. Kjo është një fakt, jo unë mendoj që TV Klan është në ditët më të mira, por media funksionon nëse e jep goditjen apo suksesin afatgjatë. Kam 21 vjet në ekran. Kam një karrierë gati 30 vjeçare gazetareske. Ulesh një ditë dhe shef një gjë që nuk shkon, e më pas shikon një gjë tjetër që nuk shkon, dhe nuk ndihesh rehat. Televizioni është mendim dhe pastaj formë. Pjesa bazike është media. Ka disa kode që janë universale, 70 për qind ështe e hapur.
Nëse hasim për një televizion si ai më standardi në botë. Ke patur vendi marrje në Tv Klan? Kam pasur por nuk jam marrë direkt, se nuk kam patur edhe kohë fizike për këtë. Klani ka mbajtur peshën dominuese të zhvillimeve politike në 2007- 08-09, por jo gjithmonë pesha e televizionit shkon paralel me këtë. Ne po krijojmë një raport midis vlerave dhe anti-vlerave, zakonisht po dominohemi nga anti-vlerat. Ajo që po të them është që sot ne vijmë në një moment që shikon njerëz pa kulturë, injorantë, që nuk i meritojnë 45 minuta në televizion. Ndërsa shikon intelektualë, rektorë, që dalin një herë në vit.