Ky është Ministri i Qeverisë Kurti që kursimet i mbanë në Beograd

Ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq që drejton Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, në formularin e pasurisë së tij, ka deklaruar se paratë e kursyera i ruan në sistemin bankar të Serbisë.
Sipas, asaj që ka deklaruar vetë Rakiq, posedon 50.000 euro kursime të gjitha të ruajtura në bankën në Beograd

Rakiq, ka deklaruar se ka një veturë në vlerë të 10 mijë eurove, dhe prona të tjera në emër të prindit të tij.//insajderi.org