




Haxhi Avdyli, e ka quajtur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën “zëdhënës të qeverisë serbe”.
Një cilësim të tillë për kreun e Qeverisë shqiptare, deputeti Avdyli e ka bërë teksa ka shpërndarë një artikull të një mediumi kosovar në të cilin thuhet se “Rama ka kërkuar mirëkuptim për Serbinë që nuk i vendosi sanksione Rusisë”,





“Paska fol zëdhënësi i Qeverisë serbe”, ka shkruar Avdyli duke e përcjellë këtë koment të tij me një figurë ilustruese të “neverisë”.
Një reagim i tillë skandaloz i Haxhi Avdylit vjen vetëm pak ditë pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte shpërndarë një postim në të cilin Edi Rama cilësohej si “pro-serb”.
Bislimi e kishte fshirë atë postim, derisa përgjegjësinë më pas dolën dhe e morën stafi i tij, duke thënë se një gjë e tillë kishte ndodhur gabimisht.