




Deputeti i Vetëvendosjes, Gani Krasniqi, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës për luftën e UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës.
E kur Krasniqi gati e përfundoi fjalimin, duket se opozita mendoi se ai po fliste dicka për protestën e sotme të veteranëve dhe thirrën: ‘Marre’.
Por, deputeti që njihet si baca Gani, në fund pyeti: ‘A është Ramushi këtu? Ramush mos na shaj edhe me nanë”.
Fjala e plotë e Gani Krasniqit, përcjell Periskopi:





Janë të nderuar edhe ata të komunitetit serb si njerëz, do të jenë shumë të nderuar sikur të jenë në misionin e tyre, për cka janë këtu të zgjedhur nga qytetarët e tyre.
Edhe sivjet detyrohemi të kthehemi pas sa vjetëve për të kuptuar përpjekjet e njëpasnjëshme me mjete dhe forma që mundësonte koha, përkujtojmë e do të përkujtojmë gjithandej rezistencën, brez pas brezi e gjenerate.
Përkujtojmë projektin më të madh të të gjithë hapësirës në rezistencën e Kosovës, të ushtrisë tonë të lavdishme.
Përkujtojmë Adem Jasharin, dëshmorët e kombit dhe martirët e shumtë. Jetën dhe veprën dhe peshën e mbi 1600 ende të pagjeturve.
Por most ë harrojmë, falë këtyre përpjekjeve, falë kësaj sacrifice, falë luftës së UCK-së.





Ne në këto ditë dhe sot gjithandej Kosovës, shënojmë kremtojmë 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Urime dita e çlirimit, lavdi të të gjithë të rënëve. Lavdi rrugës tonë të përbashkët.
Deri sot, po e përmbyllim me këtë që po na drejtohen me fjalët ‘marrë disa nga kolegët’.
Ramush? A është këtu? Je kah fton… unë jam këtu nuk ia kemi borxh, nuk do të dëshiroja që Ramushi të na shajë edhe me nanë.
Se e kemi këtu kryetarin e grupit, që na ka sha me babë e nanë. /Periskopi/