Eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips, thotë se Rusia po përpiqet ta fusë Ballkanin brenda sferës së saj të influencës, prandaj Shtetet e Bashkuara duhet ta shtojnë angazhimin e tyre në këtë aspekt.
Duke u ndalur tek deklarata e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Rama dhe të Presidentit të Kosovës, Thaçi, të cilët aludojnë për një bashkim të mundshëm mes dy vendeve nëse zbehen shanset e anëtarësimit në BE, eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips thotë se “kjo është një Shqipëri normale, tashmë ka çështje që i lidhin të dy vendet; nëse shqiptarët duan të bashkëpunojnë më nga afër, ata duhet ta bëjnë këtë”.
Dështimi i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën ka ngritur çështje serioze nëse Evropa dëshiron t’i integrojë territoret shqiptare, apo dëshiron t’i përjashtojë ato. Nëse do t’i përjashtonte, atëherë territoret etnike të shqiptarëve të bashkohen, për t’u shërbyer interesave të tyre kombëtare dhe për të mbrojtur sigurinë e tyre të përbashkët, ka theksuar David Philips.