




Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në maj të këtij viti e kishte paditur për shpifje dhe fyerje gazetarin, Valon Syla. Ai kishte kërkuar 15 mijë euro kompensim dhe kishte propozuar caktimin e masës së sigurisë ndaj Sylës.





Gazetari Syla, pak më parë, ka bërë të ditur se e ka fituar gjyqin ndaj Bulliqit. Ai, në Facebook, falënderoi avokatët për përfundimin e këtij rasti në favor të tij.
Syla u padit nga Bulliqi, pasi që në emisionin “Pressing” të t7 në tetor të 2021-ës, deklaroi se “Bulliqi ia ka vjedhur fëmijëve bojën e shkollës”.
Në padi thuhej se Syla fyerjet dhe shpifjet kundër paditësit Bulliqi i ka vazhduar edhe në rrjetin social “Facebook” me fjalët “hajduk, mashtrues, uzurpator”.





Pala mbrojtëse e Bulliqit, pretendonte se këto fjalë i kanë shkaktuar kryetarit Bulliqi, dhimbje të rënda shpirtërore të cilat e kanë dëmtuar në aspektin moral paditësin dhe i kanë cenuar autoritetin, e për çka është e domosdoshme caktimi i masës së sigurisë. /GazetaExpress/