Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarja e subjektit Alternativa, Mimoza Kusari Lila, e cila ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kudër Korrupsion, ka deklaruar të hyra vjetore nga Kuvendi i Kosovës 22 mijë e 337 euro e 54 centë.
Po ashtu ajo ka deklaruar edhe të hyra nga Kuvendi i Kosovës në emër të udhëtimeve zyrtare në shumën prej 823.50 euro, si dhe honorar në shumën prej 292 euro. Kusari Lila ka deklaruar të hyrat vjetore edhe të bashkëshortit, të cilat arrijnë vlerën 9 mijë e 107 euro e 10 centë nga KADC dhe 3 mijë e 191 euro nga Cacttosed. Kurse të hyrat vjetore të fëmijëve, Kusari Lila e ka deklaruar bursën vjetore nga gjimnazi i specializuar matematikor në vlerë prej 1 mijë euro.
Tek të dhënat e tjera, Kusari Lila ka treguar se bashkëshorti i saj i ka tërhequr nga Trust-i pensional 10% në vlerën: 4,012.63 euro në janar 2021. Kusari Lila ka deklaruar pasuri të paluajtshme banesë 200 metra katror me vetëfinancim në vlerë 180 mijë euro, ndërsa shtëpi 100 metra katror e të trashëguar në vlerë 65 mijë euro në pronësi të bashkëshortit. Te pasuria e luajtshme Kusari Lila ka deklaruar Makinë GLK Mercedes, e financuar përmes kredisë bankare në vlerë 8 mijë euro i bashkëshortit. Kusari Lila posedon edhe aksione në shoqëri komerciale MKL me kapital 1 mijë euro. Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Kusari Lila i ka deklaruar 4 mijë e 969 euro në Bankën Ekonomike, ndërsa në TEB i ka deklaruar 4 mijë euro. Në Bankën Ekonomike ka deklaruar se bashkëshorti i saj i ka 620.41 euro, ndërsa në Bankën Ekonomike për njërin fëmijë i ka deklaruar 2 mijë e 199 si dhe 2 mijë e 199 për fëmijën tjetër. Kusari Lila ka deklaruar detyrime financiare në vlerë prej 484 euro për konsum në kredit kartelë dhe 18 mijë e 25 euro kredi për renovim të banesës.