




Muharrem Nitaj nga AAK ka reaguar ndaj ministre Donika Gërvalla, për mos përmendjen e UÇK-së në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se lukthi nuk ia duron ata që provojnë mos me e përmend UÇK-në dhe që shiten patriotë.





“Diqysh lukthi s’mi duron ata që provojnë mos me e përmend UÇK-në. E janë disa që flasin kodër mbas bregut, edhe plus shiten patriotë! Kush e ka jetuar kohën e djemve të UÇK-së, e di që ata kanë qenë krenaria e këtij kombi, zemra e shpirti i tij… Shkëlqimi i tyre nuk zbehet asnjëherë!”, ka shkruar Nitaj.
Mirëpo, Muharrem Nitajt i ka reaguar ish-deputeti i LDK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci.





Geci e sygjeron Nitajn që të merr ndonjë hap për lukth, derisa shton se, nuk mundet me i shti njerëzit me zor me fol qysh ka dëshirë ai.
“O merre një Omeproll, ose një Omeprazoll edhe të men lukthi. Tash me i shti njerëzit me zor me fol qysh ki ti deshirë nuk mundesh oooo Muharrem. Ka edhe dikujt që i dhemb lukthi kur të nin ty e mu tu fol, po çka me ba tash, a me dekë a??!!”, shkruan Geci.