Shumica e RTV nacionale të Kosovës si dhe ato lokale, me gazetarë-analistë, janë kundër VV-së dhe V. Osmanit, edhe pse dihet që shumica e popullit është me VV-në – V. Osmani.
Rreth 90% e analistëve janë kundër VV-së- V. Osmani. Pro VV-së janë vetëm këta analista: Tomë Gashi, Bujar Dugolli, Rron Gjinovci, Jusuf Thaçi, Shkelzen Gashi, Vigan Çorolli, Luljeta… e ndonjë tjetër, kurse kundër VV-së janë me dhjetëra analistë.
Këto RTV po i priviligjojnë edhe anëtarët-krerët e PSD-së që ishin në VV me folë kundër VV-së. Partitë që ishin në pushtet nuk kanë fytyrë. Këta edhe vota po kërkojnë. LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR e shkatërruan Kosovën në çdo aspekt sdm. i uzurpuan afër 20% të territorit të Kosovës (tokë publike 178.853ha)dhe 1.733 ndërmarrje industriale,etj.
Këta pushtetarë për 21 vjet shumë borgj i kanë popullit dhe Kosovës. Këta e kanë bërë Kosovën pronë private të tyre. Ka herë është dashur të jenë prapa grilave. Bashkë me këta politikanë janë përgjegjës edhe kryeprokurorë-prokurorë, gjykatës, krerë të policisë,etj., që nuk i ndoqën-nuk i dënuan këta zhvatës të popullit dhe të Kosovës.
Mjerisht këtyre pushtetarëve të shitur dhe uzurpatorë ju bashkangjitën edhe shumë akademikë, universitete, intelektualë, gazetarë, R.televizione, analistë,BIK-u dhe Ipeshkvia e Kosovës.
Këta pushtetarë kaluan edhe në tradhëti kombëtare, që nga viti 1999 me ndarjen e Veriut-Mitrovicës dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga andej. Këta politikanë pranuan çka dëshiroi Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare. I dhanë Maqedonisë 2500ha, Malit të Zi 8230ha. Po ashtu pranuan formimin e komunave serbe-asociacionin. Kështu që Kosova mbeti pa gjysmën e territorit dhe pa gjysmën e popullit duke u shpërngulur nga skamja. VV-ja që nga fillimi ishte kundër ketyre te këqijave.