




Ish-anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli i ka reaguar anlistit Petrit Zogaj pasi e ka krahasuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla me Hajrije Jahën e njohur edhe si ‘Hajrije Spikerica’.
Tërmkolli përmes një shkrimi në adresën e Gazetës Express tha se ky krahasim është ofendim i madh ndaj ministres Gërvalla dhe ndaj çdo gruaje tjetër që ka bërë sakrifica për këtë vend.
Ajo tha se asnjë lloj kritike nuk mund të justifikohet me sulme të tilla e sipas saj, të ulta.





“Ofendim i madh ndaj Ministres Gërvalla dhe ndaj çdo gruaje shqiptare që ka bërë sakrificat më të mëdha për këtë vend, qoftë ajo me emrin Donikë, Xhevë, Dardane a Ilire! Luftëtare të lirisë! Asnjë lloj kritike nuk mund të justifikohet me sulme të tilla të ulëta! Turp i turpeve!”, shkroi Tërmkolli.
Zogaj tha se ka vetëm një dallim mes Hajrije Spikerices, ish-moderatores së lajmeve në RTP, me Gërvallën, e ai është se e para ishte e detyruar nga regjimi serb që ta quajë UÇK-n “grup terrorist”.