




Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se me kryeministrin Albin Kurti është problem që dikush të shtyhet për lexim.
Mehaj gjatë vizitës së tij në panairin e librit ka treguar se çfarë thotë kryeministri Kurti për leximin e librave.





Mehaj tregoi se Kurti thotë që ai është bibliotekë, sa i përket leximit të librave.
“Me kryeministrin është problem me u shty, ai thotë se ‘unë jam bibliotekë’, e me to nuk shtyhet”, tha Mehaj në një prononcim për Klan Kosovën.