A e dini se si i ka mbetur nofka “Komandant Gjarpri” ish-presidentit Thaçi në luftë – VIDEO

Kohë më parë, në emisionin “OXYGEN” te Besim Dina, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i pat treguar publikut kosovar se si ia kanë vënë nofkën “Komandant gjarpri” gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Unë kam kaluar kufirin shpesh Shqipëri – Kosovë, Kosovë – Maqedoni, përmes Presheve, përmes trekëndëshit Kosovë – Mali i Zi – Shqipëri, dhe bashkëluftëtarët duke parë gjithë këto lëvizje të shpeshta, duke më parë se Serbia nuk mund të na kapte, sepse unë isha i dënuar edhe më herët nga Serbia qysh në vitin 1993 dhe me shumë aktakuza pastaj një pas një, atëherë shokët filluan të më thërrisnin “Komandant gjarpri””, kishte treguar ish-presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi.