




Përveç ankesave ndaj çmimeve dhe cilësisë së produkteve në marketet e vendit tonë, prania e kafshëve nëpër dyqane është bërë një dukuri shqetësuese për konsumatorët.
Një rast i tillë në “Viva Fresh” të Gjilanit, është bërë viral në rrjete sociale, kjo pasiqë shihet një mace e cila ndodhet në mes të bukëve, aty ku pastërtia do duhej të ishte maksimale, shkruan Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, që kafshët futen lehtësisht në mesin e produkteve ushqimore nëpër dyqanet tona.