




Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka bërë gafin e radhës në deklaratat e tij politike.
Në komentin e tij përkrahës për nismën Ballkani i Hapur, ndërton një shembull nga e kaluara e BE’së, për të arsyetuar pse Kosova nuk duhet të refuzojë të bëhet pjesë e kësaj iniciative rajonale.





Ai mund të ketë të drejtë ose jo, kur thotë se Kosova duhet të pjesë e Ballkanit të Hapur, por kur e merr shembull rastin e Anglisë dhe historinë e saj si pjesë e BE’së dhe daljes së saj nga ky union, bën huqje.
Pacolli në komentin e tij thotë se Anglia ishte një nga themelueset e BE’së. Kjo nuk qëndron, dhe përveç kësaj lideri i AKR’së, i cili ka qenë ministër i Jashtëm i Kosovës, e për pak kohë edhe president, tregon se nuk ka dije elementare për historinë e themelimit të Bashkimit Evropian.
“Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union.





Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që s
Ky union është themeluar në vitin 1951 fillimisht si marrëveshje për tregtim të qymyrit dhe çelikut, me gjashtë shtete themeltare: Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda dhe Gjermania Perëndimore.





Ndërsa antarësimi i Britanisë në BE, ka një histroi të gjatë prej vitesh oferta për anëtarësim në njërën anë, e refuzim nga ana tjetër, e më pas interesim për anëtarësim të Britanisë, dhe refuzim nga Franca për ta pranuar, duke e përdorur edhe të drejtën e vetos për këtë.
E për fund, Britania arrinë të anëtarësohet në BE tek në vitin 1975, gati dy dekada e gjysmë pas themelimit të këtij unioni.