




Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është rikthyer këndimit në një ndejë të organizuar në Shqipëri.
Haradinaj që ka kënduar disa herë “live” aty ku i është dhënë rasti ka provuar sërish të këndojë të preferuarën e tij “Kah po shkon moj zanë” në Pukë.
Ai është duartrokitur nga të pranishmit të cilëve si duket u ka pëlqyer performanca e gjallë e kreu të AAK-së.