




Duke nisur nga sot pasdite, shqiptarët do e blejnë litrin e naftës me çmim të ri, sigurisht që më shtrenjtë se cmimi i vendosur pak ditë më parë nga Bordi i famshëm.
Si asnjëherë tjetër, çmimi i saj ka pësuar rritje rekord duke u fiksuar si historik. Bordi i Transparencës do t’ua japë shqiptarëve naftën me 258 lekë për litër, ndërsa benzinën me 243 lekë për litër.





Dhe cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 258 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 246 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.