




Telekomi i Serbisë e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Kështu shkruan gazeta serbe Nova.rs, e cila raporton se si kompania shtetërore serbe e ka përfshirë Kosovën në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku i tarifon klientët e saj për roaming.





Telekomi i Serbisë i ka njoftuar klientët e vet se në varësi të tarifës që kanë, mund të përdorin një sasi të caktuar të internetit edhe në vendet e rajonit, derisa një përdorues në twitter ka treguar se në listën e vendeve janë Serbia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.





“Ndoshta nuk kam qenë mjaft i qartë, Kosova nuk është shtet në Ballkanin Perëndimor dhe ju si kompani në pronësi të Republikës së Serbisë që po lufton për statusin e kësaj krahine, do t’i përmbaheni qëndrimit zyrtar të institucionet e asaj Republike”, ka shkruar një nga përdoruesit i cili edhe ka marrë mesazhin nga Telekomi i Serbisë.
Lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Telekomi i Serbisë duke thënë se kanë bërë ndryshim në rrjet.