Kurti, pas fitores së Kosovës: T’i testojmë mikrofonat me “tre dy, tre dy”, jo më “një dy, një dy”

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, është treguar entuziast sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e Kosovës ndaj Irlandës Veriore, ndaj të cilës fitoi me rezultat 3:2.

Kurti, duke folur para gazetarit të Klan Kosovës, i ka propozuar atij diçka, që lidhet me përgatitjet teknike para transmetimeve televizive.

Ai ka thënë se herave të ardhshme mikrofoni i televizionit duhet të testohet me shprehjen “3:2, 3:2”, dhe jo më “1, 2, 1, 2”.
Kurti ka thënë se nuk mund t’i dallojë lojëtarët e Kosovës, kur është pyetur se cili ishte i preferuari i tij sonte.

Po ashtu, kryeministri ka thënë se politika duhet ta ndjekë sportin kosovar, pas sukseseve të shënuara. /GazetaExpress/