




Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është mirë që Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë nisur të punojnë.Daçiq foli në një konferencë për media në Beograd, ku u pyet për ak takuzën e Dhomave të Specializuara për kríme luf te kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.





Daçiq tha se Dhomat e Specializuara janë themeluar nga nevoja për një hetím ndërkombëtar të krímeve “të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo vetëm kundër popullit serb, por edhe kundër qytetarëve të kombësive të tjera, përfshírë shqiptarët e Kosovës, kështu që të gjithë që kanë kryer kríme, duhet të mbajnë përgjegjësi.