




Në debatin për shaminë është përfshirë edhe ish-deputetja e LDK-së, njëherit ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.
Kjo e fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në lidhje me shaminë, duhet të dihen dy fakte sipas saj.
Ajo thotë se “shamia arabe” përfaqëson diskriminimin e grave dhe nënshtrimin e tyre.
Lama shton më tej se shamia përfaqëson mohim të identitetit kombëtar shqiptar.