




Kurti nuk ka qenë kundër SHBA-ve, por kundër politikës së ish-udhëheqësve të Kosovës.Përkrahja për Kurtin nga administrata Biden do të jetë e pakontestuar.Fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosjes, po del ta ketë mbështetje tw madhe edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.





Është zëvendës ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili në një intervistë ka folur për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.Palmer ka thënë se ai e njeh kreun e Lëvizjes Vetëvendosje që një kohë të gjatë dhe se ka një respekt të jashtëzakonshëm për të.Ai ka shprehur bindjen se Albin Kurti i vë interesat e Kosovës mbi të gjitha, shkruan “Bota sot”.





“A është Kurti si partner politik i përshtatshëm? Nëse me ‘të përshtatshëm’ e mendoni dikë që është i gatshëm të punojë krah për krahu me Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në avancimin e të ardhmes më të mirë për popullin e Kosovës, absolutisht po. Kemi pasur marrëdhënie të mira me Kurtin kur ishte kryeministër, më parë. E njoh Albin Kurtin që një kohë të gjatë. Njihemi me vite të tëra. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të. Sigurisht, mendoj që ai i vë interesat e Kosovës mbi të gjitha dhe e mirëpres mundësinë të punoj me të dhe me qeverinë e tij për prioritetet tona të përbashkëta”, ka thënë Palmer.Pas këtyre deklaratave të Palmer, si duket po marrin fund edhe epitetet, që dikur Kurtin e quanin edhe si antiamerikan.





Janë njohësit e rrethanave politike në vend, ata të cilët janë të mendimit se deklaratat e zëvendës ndihmës sekretarit Amerikan bëjnë me dije se Kurti asnjëherë nuk ka qenë antiamerikan.Madje, analistët konsiderojnë se të gjitha ata të cilët u shprehen se Kurti është antiamerikan, janë dorë e zgjatur e armikut dhe dëshirojnë destabilitet politik në vend.