MENDOl se po fIinin,nëna nuk u b eson syve kur sheh se ç’kishin kurdisur trinjaket në dhomë

Një grua nuk u ka b.esuar syve kur ka parë se trinjaket e saj kishin vendosur që ta ‘dekoronin’ dhomën dhe veten me një krem për fëmijë.

Lyndsey Birrell Palmer, nga Glasgow mendoi se tre vajzat e saj dyvjeçare Indi, Ella dhe Lexi ishin duke fjetur gjumë deri në momentin që e kuptoi që ishin duke lëvizur nëpër dhomë.

Ajo shkoi menjëherë tek dhoma e të voglave për të parë se ç’po kurdisnin dhe i gjeti të mbuluar me një krem që përdoret kundër irr.itimit të lëkurës prej peIenave.

Si duket trinjaket e kishin përhapur kremin kudo në trup, duke i kushtuar më shumë rëndësi flokëve, dhe nëpër mobiliet e dhomës e muret. Kur e pa se ç’kishte ndodhur, Lyndsey nuk e mbajti më dot të qeshurën dhe gjëja e parë që bëri ishte të merrte në telefon bashkëshorten Lesley.

Ajo tha:

Vajzat kishin rreth 1 orë që flinin, pastaj i dëgjova duke lëvizur nëpër dhomë, gjëqë nuk është e zakonshme pasi ato e bëjnë këtë kur zgjohen. Pastaj i thashë gruas sime që do shkoja t’i merrja e t’i sillja në dhomën e gjumit.”

Bashkë me vajzat ishte edhe vëllai i tyre Lewie, i cili është 4-vjeç prandaj Lyndsey dhe Lesley nuk u habitën që i kishte futur trinjaket në ngatërresa.

Lyndsey dhe Lesley, të dyja mësuese, janë njohur në vitin 2005, u martuan në vitin 2012 dhe tani kanë trinjaket dhe një djalë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania