




Fatmire Musliu, është motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut. Ajo ka qenë e angazhuar në stafin diplomatik të Kosovës, në ambasadën e Kosovës në Berlin, kurse tash mban pozitën e dytë në konsullatën e Kosovës në Bern.





Musliu si sekretare e parë në Ambasadën në Berlin, vite më parë e kishte s ulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm të Kosovës në Gjermani, Vilson Mirditën.
Mirdita ankohej vazhdimisht në MPJ për sjelljet e Musliut dhe në letrat zyrtare shpjegonte në detaje se si ajo shpërfillte hierarkinë dhe punonte krye në vete.





Por, ajo nuk u bë e dh unshme veç me ambasadorin në atë kohë. Fatmire Musliu ka përfunduar edhe në një r rahje me një punëtore tjetër të Ambasadës, Liridona Zeqirajn. Kjo ngjarje ka ndodhur në maj të vitit 2012, në prani të përfaqësuesve të tjerë diplomatikë të Ambasadës e të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Berlin.
Pas kësaj kishte edhe një skandal tjetër. Ajo akuzohej se priste njerëzit në mënyrë jo dinjitoze. Raportohej se në zyre e gjenin teksa pushonte. /InDoks.