




Rreth 6.2 milionë punëtorë në Gjermani do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale të miratuar nga qeveritarët atje. Kjo rritje vjen si përgjigje e rritjes së inflacionit në Gjermani.
Kancelari gjerman Olaf Scholz e bëri rritjen e pagës minimale një pikë kyçe në platformën e tij zgjedhore dhe, të premten, deputetët e miratuan një projektl ig j që e rrit pagën minimale në 12 euro në orë duke filluar nga 1 tetori një rritje prej 2,18 euro në orë.





Kjo rritje do të thotë 400 euro shtesë në muaj për njerëzit me të ardhura mujore prej 1700 eurosh, sipas ministrit të Punës Hubertus Heil, Gjermania prezantoi një pagë minimale kombëtare në vitin 2015 me insistimin e socialdemokratëve të qendrës së majtë të Scholz, të cilët në atë kohë ishin partnerë të vegjël në qeverinë konservatore të ish-kancelares Merkel.
“Shumë qytetarë të vendit tonë punojnë shumë, por fitojnë pak – kjo duhet të ndryshojë,” shkroi Scholz në një postim në Twitter kur kabineti i tij ra dakord për këtë rritje në muajin shkurt. “Për mua, ky vendim është një nga më të rëndësishme dhe një çështje respekti.