Gazetari Parim Olluri ka komentuar intervistën Liburn Aliu, Ministrit të Infrastrukturës, ku ishte i ftuar në emisionin ‘Pressing’.
Olluri tha se Aliu e ka fituar imazhin e ‘ministrit më hajn në Qeverinë e Kosovës’.
“Ai njeri u bë hor, e ka fitu imazhin e ministrit më hajn në Qeverinë e Kosovës, po flas imazhin. M’u dhimt kur e pash në intervistë. Është hera e parë që një ministër i kësaj qeverie, që për 1 orë e 20 minuta a sa ke, i bën vetëm pyetje për afera korruptiove, jo për naj punë të hajrit që ka bo në ministri, por fillon dhe mbaron intervista t’u mbrojtë”, tha Olluri.
Tutje ai tha se intervista e tij duke u mbrojtë gjatë gjithë kohës është një gjë e keqe, pasi ai ka folur vetëm për afera korruptive.
“Nuk është kurfar nere me të shgku 1 or e 20 minuta t’u mbrojt për afera korruptive”, tha Olluri.